75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Arrestohen tri shtetase të Shqipërisë në Fushë Kosovë, akuzohen për prostitucion!

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:20 policia e Kosovës ka arrestuar tri femra, shtetase të Shqipërisë.

Të njëjtat dyshohet se kanë kryer mundësim apo detyrim në prostitucion, shkruan IndeksOnline.

“MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION  

Fushë Kosovë 20.04.2021 – 15:20.  Janë  arrestuar tri të dyshuara femra shqiptare shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se  të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 (një qind e katër dhjet) € dhe 4 telefona. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia./IndeksOnline/