75 Mall Live Search
17:54 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Arrestohet 12-vjeçari problematik/ I kërcënonte shoferët dhe u kërkonte…

Një i mitur 12-vjeçar nga Washington, është arrestuar pasi tentoi të marrë katër automjete në më pak se një orë, transmeton Indeksonline.

Incidenti i parë ndodhi të enjtën në pasdite rreth orës 18:00, kur dy persona iu afruan një personi që po rrinte ulur në automjetin e tij.

Ata nxorën një pistoletë dhe kërkuan nga shoferi që të linte makinën, sipas Metropolitan Police Department (MPD).

Edhe pse të dyshuarit ishin të armatosur, shoferi nuk u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas kësaj, 46 minuta më vonë, dy të dyshuarit iu afruan një personi tjetër në përpjekje për ta marrë veturën.

MPD konfirmoi se i dyshuari i arrestuar ishte një djalë 12-vjeçar nga zona e Juglindjes, DC, i cili më pas është akuzuar për katër raste të rrëmbimit të automjeteve.

I dyshuari i dytë ende nuk është gjetur nga Policia, raporton Independent.

MPD ka ofruar një shpërblim deri në 10,000 dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin e të dyshuarit të dytë./Indeksonline/