75 Mall Live Search
11:56 / E Enjte, 04 Janar 2024 / LB

Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ja çfarë i është gjetur

Me datën 03.01.2024 rreth orës 17:30 policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj kanë ndaluar personin të dyshuar L.K ( M/K) i moshës 19 vjeçar , tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë të narkotikëve, të marihuanës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe janë njoftuar njësia për hetimin e narkotikëve,  ndërsa pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e tij, ku është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me 11 fishekë, ndërsa në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës.