Arrestohet 19 vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për disa vjedhje të kryera

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve të rënda’.
Cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane, shtëpi dhe çanta krahu, dhe ishin raportuar si raste në Mitrovicë
Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K. U 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.