75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / MSH

Arrestohet një 19-vjeçar, që vodhi para nga një lokal në Mitrovicë të Veriut

Dje rreth orës 20:55, njësitë policore në Mitrovicë të Veriut arrestuan të dyshuarin R.M.

19-vjeçari dyshohet se më 13 qershor të këtij viti kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, duke hyrë me forcë në një lokal në rrugën “Llolla Ribar”, nga ku kishte vjedhur rreth 1000 euro.

“I dyshuari është arrestuar në vendbanimin e tij në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë – Jug.

Të gjitha veprimet i janë paraqitur prokurorit të shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.