22:10 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohet 20 vjeçari në Klinë, therri me thikë një person para 10 ditësh

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se para 10 ditësh kishte kryer grabitje në një dyqan në Grabanicë të Klinës dhe ka sulmuar pronarin.

Në një komunikatë, policia ka bërë të ditur se i arrestuari është A.B., 20 vjecar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë:         

Më datën 4.05.2018 rreth orës 20:54 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në QKMF në Klinë ishte një person i lënduar i cili është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. Patrulla policore menjëherë ka shkuar tek QKMF dhe ishin informuar se viktima është transportuar drejt spitalit rajonal në Pejë me auto ambulancë dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.

Në atë kohë janë aktivizuar njësitet policore të cilët kanë dalur në vend të ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohej se katër (4) persona rreth orës 20:20, të maskuar me maska në kokë, njeri prej tyre i pajisur me pushkë automatike (AK 47), ndërsa tjetri me një pistoletë dhe i treti nën kërcënimin e mjetit të mprehtë thikës, kishin shkuar të shtëpia-dyqani i viktimës dhe nga ai kanë kërkuar para. Viktimën pasi që nuk kishte para që të iu jepte, e godisin në pjesën e barkut me thikë dhe i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Te dyshuarit pasi që kishin lënduar viktimën kishin ikur në drejtim të pa njohur.

Hetuesit rajonal pas një pune intensive operativo – hetimore, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, sot më datë 14.05.2019 kanë arritur që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit, shtetasin A.B. m/k/sh lindur në vitin 1999.

Pas intervistimit i dyshuari me Aktvendimin mbi ndalim nga prokurori i shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme ligjore.

Hetuesit rajonal janë duke punuar për kapjen edhe të dyshuarve tjerë të këtij rasti. /Indeksonline/