17:26 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Arrestohet 20-vjeçari në Pejë për shitblerje të substancave narkotike afër shkollës “Bedri Pejani”

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një person për shitblerje të substancave të dyshuar narkotike, në afërsi të shkollës së mesme “Bedri Pejani” në Pejë.

Gjate kontrollimit te i dyshuari (E.N.G. i lindur me 26.12.2001 në Pejë) janë gjetur dhe sekuestruar:

31 qese te vokla (folje alumini rreth një gram secila qese) dyshohet te jete substancë narkotike Marihuanë,

88 euro(3×10 €,10×5€,1×2€,5×1€ dhe 2×0.50 cent),

Brisku prej 15 cm me teh prej 6 cm(ngjyre e zeze dhe metalike),

Çanta krahu,

1 pako cigare Malboro,

1 parfum.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar qe të njoftohet njësiti i Antidrogës në Pejë te cilët do të vazhdojnë me hetimin e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa  e ndalimit 48 orësh./Indeksonline/