09:13 / E Martë, 26 Shtator 2023 / LB

Arrestohet 20-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për pesë vjedhje të rënda

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në gjatë muajit shtator 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në zonën e stacionit policor Veriu në Prishtinë.

Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – G.K, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.