75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / FR

Arrestohet 21 vjeçari, për shkak që u martua me një të mitur

Është arrestuar një 21-vjeçar në Zubin Potok, i cili dyshohet se është martuar me një të mitur.

Babai i të miturës e kishte raportuar vajzën si të zhdukur, ku më vonë ajo kishte lajmëruar nënën e saj së është martuar me të dyshuarin.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se  vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës  21 vjeç”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin, pas është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.