75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet 22  vjeçari që grabiti në një pompë derivatesh të Rahovecit

Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një 22 vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me disa persona tjerë, ka kryer grabitje në një pompo derivatesh në Kramovik të Rahovecit.

Sipas njoftimit, te i dyshuari janë gjetur disa armë dhe sasi narkotikësh, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Me datë 27.10.2018 në ora 03:00 në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë  nga persona  të maskuar.

Sektori rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot me datë 07.11.2018 ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’ rast ka arritur të arrestoj personin e dyshuar:

A.A, i lindur me 09.02.1996, kosovar/shqiptar.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:

Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuan 486 gram

Sasi e narkotikëve 10 gram e dyshuar si kokainë

Një peshore e cila shërben për matjen e substancës se dyshuar.

Një pushkë automatike AK-47 me tre fishek

Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishek

Një pushkë gjuetie

Një pushkë ajrore-rekreative

Një jelek taktik i forcave speciale Sëat

Dy këllëfë për mbajtjen e armëve

Dy palë dorëza

Mjete te mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore

Një palë dylbi

Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor. /Indeksonline/