75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 28 Nëntor 2024 / FR

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuari për tentim vrasje në Prishtinë, i sekuestrohet arma

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar Z.Z (23-vjeç) pasi po kërkohej për vrasje në tentative në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se i pandehuri u arrestua nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga hetuesit rajonal dhe Njësiti për reagim të shpejtë.

Të njëjtit i është sekuestruar arma e zjarrit.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,  nga zyrtarët e stacionit policor  Veriu në Prishtinë, të mbështetur nga hetuesit rajonal dhe Njësiti për reagim të shpejtë, është arrestuar një person i  dyshuar i cili kërkojej për vrasje në tentativë.

Arrestimi  është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie.

Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/