75 Mall Live Search
10:32 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

Arrestohet 23 vjeçari në Gjilan, iu gjet drogë në veturë

Në orët e pasdites të 09 shkurt 2022, Drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës- Gjilan, njësiti për reagim të shpejt  (NJRSH ) deri sa ishte në pikë kontrolli në Fshatin Drobesh -KK Viti ka ndaluar veturën Opel me targa vendore 06 ku ishin vozitësi dhe një pasagjer.

Gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari pasagjer F. S i janë gjetur dy qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 15.09 gram.  

Pas intervistimit,  ndaj të dyshuarit  F. S, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 269”.

Me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është  dërguar në mbajtjeje për 48h orë. 

Rasti procedohet në Prokurorin Themelore.