75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Arrestohet 23 vjeçari në Shtime, këmbeu në euro mbi 2 mijë dollar fals!

Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit  policor nga stacioni policor në Shtime, kanë arritur që të  të arrestojnë personin e dyshuar i  cili dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i parasë..

Rasti ka ndodhur  me 23.01.2021, në rrugën  ,,Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime , ku i dyshuari,  E.K. (m/ Kosovar  23 vjeç)  kishte këmbyer 2.500 dollar amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro.

Pas raportimit të rastit janë ndërrmarë veprimet e duhura policore dhe pas egzaminimit laboratorik të dollarëve amerikan, kanë rezultuar të falsifikuara.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.