75 Mall Live Search
15:33 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / OSH

Arrestohet 23 vjeçarja në Mitrovicë, policëve iu prezantua si punonjëse e Prokurorisë

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një pune hetimore, gjatë ditës së sotme në cilësi të së dyshuarës kanë intervistuar të dyshuarën  O.R., 23 vjeçare, shtetase e Republikës  Kosovës për veprën penale “Prezantim i rremë ”.

   Mbi dyshime të ngritura se është prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo  të rremë, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, pasi që e dyshuara ditë më parë  në kohën kur është ndalur nga Policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit rutinor, ka tentuar  t’i vë në lajthim zyrtarët policorë  nën arsyetimin se është punonjëse –  zyrtare e Prokurorisë.

Pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se e dyshuar nuk është punonjëse  në sistemin e Prokurorisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se  edhe në disa  raste të tjera  është prezantuar si punonjëse e  Prokurorisë.

 Ndërsa pas procedurave të intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit e dyshuara  është liruar për në procedurë të rregullt.