75 Mall Live Search
12:47 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / F.R

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Në kuadër të këtyre veprimeve, njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar personin me inicialet E.K., 24 vjeç, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sipas Policisë, i arrestuari është dënuar me dy vjet burgim për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas arrestimit, 24-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa njësitet relevante policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale lidhur me rastin.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar./IndeksOnline/