13:49 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / OSH

Arrestohet 24 vjeçari për përdorim të narkotikëve dhe vjedhje

Gjatë ditës së sotme, Policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për të cilin kishte urdhëresë  aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.

Mbi bazën e urdhëresës  aktive është arrestuar i dyshuari A. A., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndaj të cilit gjykata kompetente i kishte lëshuar urdhëresë për dy  raste të veprave penale “Posedim të  paautorizuar  të substancave  narkotike” dhe “vjedhje”.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës,  i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.