75 Mall Live Search
12:53 / E Shtunë, 24 Maj 2025 / FR

Arrestohet 25 vjeçari në Shtime, dyshohet për vjedhjen e një veture

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një automjeti në qytetin e Shtimes.

Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar mëngjesin e së shtunës, rreth orës 08:00, nga një qytetar, i cili kishte raportuar vjedhjen e veturës së tij të tipit Renault me targa vendore, e cila ishte parkuar para shtëpisë së tij në rrugën “De Rada”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30, ndërsa njësitet hetimore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme, nën autorizim të prokurorit të shtetit. Brenda pak orësh, rreth orës 11:30, policia ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Sh. Ll. (M/K), 25 vjeç.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Automjeti i vjedhur është rikthyer pronarit pa dëmtime dhe në gjendje të mirë.

Policia ka njoftuar se hetimet rreth rastit janë duke vazhduar./IndeksOnline/