75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Arrestohet 26-vjeçari, e theri me thikë një person në Prishtinë

Me datën 16.10.2022, rreth orës 08:00, nga Qendra Klinike Universitare, kemi marrë informatën se një person i lënduar është duke u trajtuar në institucionin e tyre.

Menjëherë njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë, ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).

Ndaj personit të dyshuar A.G, mashkull, 26 vjeç, është iniciuar procedurë për veprat, Lëndim i lehtë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë si dhe mbajtje e në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.