75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 17 Maj 2024 / k.v

Arrestohet 28-vjeçari për plagosjen e dy personave në Ferizaj

Është arrestuar i dyshuari i dytë për plagosjen me armë zjarri të dy personave më 26 prill të këtij viti në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se të enjten, rreth orës 20:40, hetuesit rajonalë kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë të kësaj ngjarje SH.K, i moshës 28 vjeç, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Hetuesit në Ferizaj kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e 26 prillit.

Dy ditë pas ngjarjes, policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin e parë, A.D., 31-vjeç./IndeksOnline/