75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 22 Gusht 2021 / OSH

Arrestohet 30 vjeçari në Shtime, kërcënoi me AK47 një person

Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se, një person me inicialet A.F ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L.S (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë  të  fundit e kërcënon me armë  zjarri.

Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti mbetet për trajtim të  mëtejmë  hetimor nga Sektori i Njësisë  së  Hetimeve të  Stacionit Policor në  Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt , ndërkaq i konfiskohet një pushkë  automatike A-47.