Arrestohet 31 vjeçari, po kërkohej nga Policia

Njësitet policore në stacionin e Podujevës, bashkë me ato të stacionit në Vushtrri, kanë arrestuar sot një person, të dyshuar për vjedhje të rënda.
“Personi i dyshuar: – G. O, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda)” thuhet në njoftimin e policisë.
I arrestuari është dërguar në mbajtje, teksa hetuesit janë duke i kryer veprimet proceduriale.
“Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa” thuhet tutje në komunikatë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 17 janar 2022 –Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, të mbështetur edhe nga njësite të stacionit policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar.
Personi i dyshuar: – G. O, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për vepra penale kundër pasurisë (vjedhje të rënda).
Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.
Nga Drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë, gjatë vitit 2021, janë realizuar 9626 urdhëresa.