75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet 32 vjeçarja, tenton të mbytë nënën në spital pasi ishte lodhur duke u kujdesur për të!

Luciana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë nënën e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin ”Dr Carlos Macieira” në qytetin e Sao Luis në Brazil.

Daughter Luciana Paula Figueiredo covers her sick mother's nose with her hand

Pamjet e tilla u realizuan nga pacientë të tjerë dhe zbulojnë se si 32 vjeçarja vendosi dorën e saj mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, Anes.  

Daughter Luciana Paula Figueiredo covers her sick mother's nose with her hand

68 vjeçarja, fatmirësisht i largon dorën saj, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Mediat lokale raportojnë se vajza Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentim vrasje ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Ana Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi një emboli pulmonare.

Burime nga Policia Civile thonë se hetimet fillestare tregojnë për vajzën që dëshirontë të vriste nënën e saj të sëmurë sepse ishte lodhur duke u kujdesur për të./Indeksonline/