Arrestohet 34-vjeçari në Ferizaj, gjatë kontrollit policor iu gjet pistoleta me 8 fishekë
Një 34-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Ferizaj, pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një armë zjarri pa leje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 shkurt 2026, rreth orës 01:40, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku një njësi patrulluese ka hasur një veturë të tipit “VW Touran” me targa vendore. Në afërsi të automjetit është ndaluar për kontroll personi me inicialet Xh.G. (34), për shkak të veprimeve të dyshimta.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

