Arrestohet 34-vjeçari për vjedhje të rëndë në Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar sot personin e kërkuar, shqiptar-kosovar, A.R. (1989).
Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./IndeksOnline/