14:25 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një 35-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu grek

Kapet pas 7 vjetësh 35- vjeçari shqiptar, një nga dy autorët e grabitjes së një banke në Parga

I arratisuri nga burgu i Patras, ishte një nga dy autorët e grabitjes me armë në një degë të bankës tri ditë më parë në Parga. Ai është një shqiptar 35-vjeçar, që u arrestua mbrëmjen vonë të së mërkurës në një rrugë kryesore në Prevezë dhe më pas u identifikua, sipas policisë, si një nga dy grabitësit.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga vëzhgimi i një oficeri të policisë OPKE Preveza, i cili ishte jashtë shërbimit, por kishte kapur pamjet nga qarku i mbyllur i bankës.

Si pjesë e një hetimi policor në shtëpinë ku ishte parë i dyshuari, gjeti një pjesë të parave të grabitura nga banka, një armë dhe një identitet të rremë të autoriteteve italiane. Konkretisht, nga 26.630 euro dhe 200 dollarë të rrëmbyera nga dy hajdutët e bankave, u gjetën në shtëpinë e 35-vjeçarit, 8,240 euro dhe 100 dollarë.

Nga hetimi, bëhet me dije se është një person që ka qenë i arratisur nga burgu i Patras që nga 25 janari 2012.

Arratisja e tij kish ndodhur pasi kishte marrë një pushim 6 ditor dhe nuk u kthye më në burg. I dyshuari vuante dënimin me 12 vjet burgim për vjedhje, grabitje të armatosur, vjedhje, mbajtje droge dhe hyrje të paligjshme në vend.

Tashmë 35-vjeçari shqiptar do përballet me një dënim deri në 19 vjet për veprat penale grabitje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera. Hetimi paraprak i çështjes dhe hetimet për vendndodhjen e bashkëpunëtorit të tij po vazhdojnë nga Departamenti i Sigurisë së Prevezës.