75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / k.v

Arrestohet 36-vjeçari në Emshir, dyshohet për vrasje në tentativë

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Hetuesit rajonal kanë ndërmarrë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta.

Personi i arrestuar: I.Q.,  mashkull 36-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të  prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i janë gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarri, një karikator, 14 fishekë dhe një thikë.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati./IndeksOnline/