75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohet 37-vjeçari pasi ia dogji veturën një personi, në vendparkim në Pejë


Më 4 janar 2020, rreth orës 20:30, në rrugën “Ndue Bytyçi” në Pejë, një veturë që gjendej e parkuar ishte përfshirë nga zjarri.


Njësitet policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.


Hetuesit rajonalë të DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku më 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983) m/sh/k.


Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga Prokurori i Shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë.