75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Arrestohet 39-vjeçari nga Kosova, aksidentoi për vdekje 25-vjeçaren në Portin e Durrësit

Policia e Durrësit prangos shoferin e kamionit, i cili ditën e djeshme aksidentoi për vdekje punonjësen e Portit të Durrësit, 25-vjeçaren Arkineda Haskasa.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:30 brenda ambienteve të Portit, ku viktima punonte si punonjëse sigurie.

Sipas dëshmitarëve, punonjësja po qëndronte në sheshin e portit pasi ishte në detyrë, ndërsa kamioni i tonazhit të rëndë e ka tërhequr për disa metra zvarrë atë.

Policia informon se, drejtuesi i kamionit është një 39-vjeçar nga Kosova.

Policia: Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më 07.01.2021, në  ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.