75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 30 Korrik 2024 / L K

Arrestohet 4 persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër

Katër persona janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje dhe në gjendje të dehur, e kanë sulmuar një tjetër.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje dhe në gjendje të dehur  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pastaj viktima me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën e njërit prej të dyshuarve. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.