Arrestohet 40-vjeçari në Kaçanik, posedonte armë pa leje

Policia e stacionit në Kaçanik, dje rreth orës 14:15 ka pranuar një informacion se në fshatin Soponicë të Kaçanikut një person posedon armë zjarri pa leje.
Policët hetuesit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit G. T ( M/K) i moshës 40 vjeçar, tek i cili kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’
