75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Arrestohet 40-vjeçari në Kosovë, i kërkuar nga Austria

Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare.

Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Ahmeti.