75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / AR

Arrestohet 40-vjeçari në Lipjan, e kanosi komisioneren në qendrën e votimit

Indeksonline pak më parë raportoi se një qytetar ka kanosur komisioneren në qendrën e votimit me numër 03/R në Lipjan.

Lidhur me këtë rast, në njoftimin shtesë të PK-së thueht se i dyshuari 40-vjeçar, F.Sh është arrestuar për 48 orë.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj  një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe  ka filluar trajtimim e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit.

Informacion shtesë

Ndaj të dyshuarit  F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit  i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”.