75 Mall Live Search
08:53 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Arrestohet 40-vjeçari në Prishtinë, kreu më shumë se pesë vjedhje

Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit Veriu në Pishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për më shumë se 5 raste).

Rastet kanë ndodhur kryesisht në markete në rajonin e Prishtinës.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

 – Sh.J . mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.