08:50 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet 40-vjeçari nga Suhareka, e kërkonte policia e Shqipërisë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, autoritetet e Shqipërisë kanë ndaluar shtetasin në kërkim F.Sh., 40-vjeç nga Suhareka, pasi i njëjti ishte i dënuar nga Gjykata e Durrësit, transmeton Indeksonline.

“Më datë 24 nëntor 2018, në PKK, Morinë, u ndalua shtetësi në kërkim F.Sh., vjeç 40, banues në Suharekë, Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë- Durrës, e ka dënuar nga me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh””, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Indeksonline/