75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / AR

Arrestohet 41-vjeçari në Prishtinë, kreu disa vjedhje në markete

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

– S.0 . mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për 4 raste të vjedhjeve.