75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet 42-vjeçari në Gjilan, ishte i dënuar me 1 vit burg

Policia Rajonale e Gjilanit, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka dërguar sot në vuajtje të dënimit personin e kërkuar E.K. (1980) i cili ishte ndalur në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” me dënim burgimi prej një vit e dyzet e pesë ditësh.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.