75 Mall Live Search
12:29 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / kutia

Arrestohet 42 vjeçari në Lezhë, po transportonte 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Drita pasi merrej me trafikim të drogave të forta dhe armëve të zjarrit.

Në përfundim të operacionit ‘AKSI’ janë sekuestruar 2 kilogramë heroinë dhe 2 armë zjarri si dhe është vënë në pranga 43-vjeçari.

Shtetasi po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, e dyshohej se po transportonte lëndë narkotike dhe armë zjarri. Policia bëri të mundur ndalimin e tij ku me pas kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë 2 kg dhe 2 armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Drita, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.