Arrestohet 45 vjeçari që mbajti në ankth Elbasanin, çfarë ndodhi gjatë shkëmbimit të zjarrit

Merr fund akthi që po mbante pezull Elbasanin që prej padites së djeshme, 45-vjeçari Josif Kavaja është arrestuar nga ana e Policisë.
Mesohet se Policia ka pasur shkëmbim zjarri sërish sot me Kavajën, por fatmirësisht nuk është lënduar askush.
Dhjetëra forca policie kanë zbarkuar në fshatin Seldë në njësinë administrative në Zavalinë në Elbasan.
Prej ditës së djeshme, shtetasi Josif Kavaja u ngujua pranë banesës së tij dhe ka qëlluar në drejtim të forcave të rendit duke përbërë kështu rrezik edhe për banorët.