Arrestohet 46-vjeçari në Ferizaj, po kërkohej nga Policia

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës ’ me dënim burgimi prej njëqindë e tetëdhjetë (180) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.