08:26 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Arrestohet 67-vjeçari në Vushtrri për kanosje

Në orët e mbrëmjes së datës 8 dhjetor 2021, polica në Vushtrri, ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari A. B., 67 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Kanosje ”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.