Arrestohet një 72-vjeçar në Ferizaj, ishte i dënuar me 4 muaj burgim

Me datën 07.03.2024, rreth orës 15:45 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme. ’’ me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.