14:56 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Arrestohet 78-vjeçari nga Skenderaji për posedim armësh

Policia ka arrestuar sot në Skenderaj një person H.A. (78) dhe ka konfiskuar një pistoletë, gjatë një bastisje me urdhër mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për posedim të armës.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit është konfiskuar pistoleta e tipit M-57, prodhim jugosllav dhe dy karikatorë me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë.

Po ashtu është gjetur edhe një granatë dore me siguresë, ku njësia përkatëse e FSK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar të pashpërthyer.

I dyshuari pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt.

Temat: