Arrestohet Adem Megjuani, aktivisti i PSD-së që goditi policin në kokë!

Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Adem Megjuani, i cili ditën e shtune, në protestën para Qeverisë, goditi në kokë një zyrtar policor.
PSD-ja, përmes një njoftimi për media, bëri thirrje që të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!
Video e Indeksonline
Postimi i plotë:
Në orën 9:00, aktivisti Adem Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj. Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së.
Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje.
Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!