75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 26 Mars 2023 / AR

Arrestohet aktori pasi sulmoi një grua

Ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, u arrestua të shtunën pasi u akuzua për sulm ndaj një gruaje, sipas Departamentit të Policisë së New Yorkut.

Viktima e supozuar, një grua 30-vjeçare, ka pësuar lëndime të lehta në kokë dhe qafë dhe është dërguar në spital në gjendje stabile, sipas një deklarate të policisë të lëshuar për Metro.co.uk.

Aktori i “Creed III” u arrestua me akuzën për sulm dhe ngacmim, ndonëse këto u mohuan nga zëdhënësi i tij.

Natyra e saktë e marrëdhënies së tij me gruan aktualisht nuk dihet.

“Ai nuk ka bërë asgjë të keqe. Mezi presim ta sqarojmë këtë dhe të pastrojmë emrin e tij”, tha përfaqësuesi i aktorit për The Hollyëood Reporter pas arrestimit të tij.