11:07 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet aktorja e famshme! Rrahu me grushta bashkëshortin e saj (Video)

Aktorja e njohur e serialit “Glee”, Naya Rivera është arrestuar pas dhunës që ka ushtruar ndaj bashkëshortit të saj, Ryan Dorsey. Ka qenë ky i fundit që ka marrë në telefon policinë dhe është ankuar.

Ryan tha se Naya i kishte gjuajtur me grusht në kokë dhe në fytyrë teksa kishin nxjerrë fëmijën për shëtitje. Ai kishte gjithashtu edhe shenja të tjera në trup.
Aktorja nuk ka folur mbi arsyet e këtij veprimi, por vetëm ka thënë se do të marrë një avokat.

Naya Rivera dhe Ryan Dorsey kanë një djalë, Josey 2-vjeçar. Çifti kanë pasur probleme në martesën e tyre kohët e fundit, që siç shihet ka degraduar deri në dhunë fizike.