75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 13 Shtator 2024 / S Z

Arrestohet asambleisti i LDK-së në Podujevë për kanosje dhe sulm fizik ndaj Shpejtim Bulliqit

Policia e Kosovës ka arrestuar asambleistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin.

Në raportin 24-orësh bëhet me dije se ai është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-Podujevë / 12.09.2024 – 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Bulliqi dhe Rrahmani janë përplasur verbalisht dje gjatë seancës së kuvendit komunal.

Ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen”.

Si pasojë, është ndërprerë edhe seanca. Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asambleistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.