Arrestohet asistenti i Albin Kurtit

Asistenti i ish-kryeministrit Albin Kurti, artisti Arianit Beqiri është ftuar në Policinë e Kosovës pas përfundimit të instalacionit të tij, “Paketa e rimëkëmbjes ekonomike” para Qeverisë.
Instalacioni “Paketa e rimëkëmbjes ekonomike” i Beqirit është hapur sot në mëngjes para objektit të Qeverisë, si protestë artistike ndaj Paketës mergjente të Qeverisë së Kosovës.
Përmes Facebook-ut, Beqiri ka konfirmuar se pas përfundimit të shfaqjes është ftuar që të paraqitej në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.
“Ndonëse u prit që të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngrihet aktakuza ndaj meje me pretendimin për kërcënim”, ka shkruar Beqiri në Facrebook.
Postimi i plotë i tij:
Pas përfundimit të shfaqjes së kësaj vepre artistike u ftova që të paraqitesha në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë. Ndonëse u prit që të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngrihet aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim.
Në polici deklarova se ky instalacion nuk ka përqëllim kërcënimin ndaj askujt. Vepra në vetëvete ka karakter artistiko-politik dhe është kritikë për Pakon e dobët e të varfërt të Rimëkëmbjes Ekonomike. Pra, nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodh, sepse Paketa e rimëkëmbjes ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim.
Me ftesë të Prokurorisë së Shtetit, do të paraqitem për të deklaruar rreth kësaj vepre. Ashtu siç i pyeta zytarët policorë se si e parasheh procedura për vepër penale një vepër artistike bashkëkohore, jam kurioz ta dëgjoj edhe prokurorinë se çfarë përgjigje ka.
