08:22 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Arrestohet babai, mbajti djalin e mbyllur në kafaz për më shumë se 20 vjet

Policia japoneze ka arrestuar një burrë 73 vjeçar të dyshuar për mbajtjen e djalit të tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vjet.

Yoshitane Yamasaki tha se e kishte mbyllur djalin e tij, tani 42 vjeç, sepse ai vuajti prej problemeve mendore dhe ndonjëherë ishte i dhunshëm, sipas zyrtarëve të cituar nga transmetuesi publik NHK.

Kafazi, 1 metra në lartësi dhe më pak se 2 metra i gjerë, ishte në një kasolle pranë shtëpisë së zotit Yamasaki në qytetin Sanda.

Djali, i cili tani vuan nga traumat, është duke u kujdesur nga autoritetet.

Hetuesit besojnë se Yamasaki filloi të mbyllte djalin e sëmurë mendërisht nga mosha 16 vjeçare, kur filloi të “veprojë”.

Yamasaki thuhet se ka pranuar akuzat, duke u thënë autoriteteve se ai ushqente djalin e tij çdo ditë dhe e lejoi atë të lahej çdo ditë./Indeksonline/