75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / S Z

Arrestohet babai në Klinë, ushtroi dhunë psikike ndaj vajzave të tij

Një burrë është arrestuar në Klinë, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij, njëra prej të cilave e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të  tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.