11:22 / E Premte, 27 Janar 2023 / S Z

Arrestohet babai, rrahu vajzën e tij

Një person në Pejë është arrestuar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Policia raporton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/